E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri i të vdekurve në Norvegji, arrin në 91

Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji, ka lënë të paktën 91 persona të vdekur, ka bërë të ditur policia.

Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Oslo.

Zyrtarët policorë thonë se personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjez, tani është duke bashkëpunuar për hetimet. Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuar në shtëpinë e tij, tregojnë se ai është një "fondamentalistë i krishter" me prirje të djathta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›