E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon: Izraeli të ndalojë ndërtimin e vendabanimeme në Jeruzalemin Lindor


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja në pjesën lindore të Jeruzalemit.
"Fakte të reja mund të kompromentojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. I kërkoj Izraelit pezullimin e menjëhershëm të planit të tij për ndërtimin e 1600 vendbanimeve të reja hebreje në Jeruzalemin Lindor. Palestinezët dhe izraelitet duhet të ulen në tryezë për të biseduar për paqen pa vendosur kushte paraprake", thuhet në deklaratën e sekretarit Moon.
Deklarata e shefit të OKB-së u bë pak ditë pas kthimit nga një vizitë në Lindjen e Mesme ku u njoh nga afër me realitetin në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›