E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke pritet të dominojë samitin evropian


Liderat e Bashkimit Evropian mblidhen sot në Buksel për një samit i cili pritet të dominohet nga kriza ekonomike greke.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Borosu i ka kërkuar vendeve të eurozonës të ndihmojnë Greqinë në këtë takim dy ditor.

Ai tha se "përgjigja e liderave do të tregonte angazhimin e tyre për stabilitetin financiar"

Por Gjermania e cila është ekonomia më e madhe e eurozonës i ka rezistuar thirrjes, që i bëhet 16 vendeve që përdorin euron për të ndihmuar Greqinë, dhe po ushtron presion për të përfshire Fondin Ndërkombëter Monetar.

Komisioneri evropian për cështjet ekonomike dhe financiare Olli Rehn thotë se është i vendosur në gjetjen e jë zgjidhjeje evropiane për problemin.

Të mërkurën vlera e euros ra ndjeshëm në treg për shkak të shqehtësimit që kanë shkaktuar defiçitet buxhetore të Greqise dhe Portugalisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›