SHBA-ja kërkon arritjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan të mërkurën Izraelit gjeste dashamirësie për të bindur palestinezët të kthehen në bisedimet për paqen.
Kryeministri Izraelit Netanjahu i cili zhvilloi të martën një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barack Obama, u angazhua në përpjekjet për të lehtësuar mosmarrëveshjet me Uashingtonin para se nisjes për në Izrael.
Ndërsa zyrtarët e SHBA-së dhe të Izraelit që mesa duket kanë si qëllim arritjen e një marrëveshjeje përpara se Netanjahu të fluturojë për në shtëpi, i dërguari i Obamës në Lindjen e Mesme George Mitchell zhvilloi gjithashtu bisedime me kryeministrin në hotelin ku qëndronte.
Zyrtarët amerikanë janë përpjekur të bindin Izraelin të ndërpresë ndërtimet e vendbanimeve hebreje në Jeruzalemin Lindor, si dhe të diskutojnë çështje të tilla kryesore si kufijtë dhe statusin e Jeruzalemit.