E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet hakeri që hyri ne Twitterin e Obamas

Kapet hakeri që hyri në Twitterin e Obamas
Hakeri që kërkohej për dhunimin e llogarisë në adresën e famshme virtuale "Twitter", të presidentit amerikan, Barack Obama, është arrestuar në Francën qëndrore. Pirati informatik, një francez 25 vjeccar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, njihet në ëeb me pseudonimin "Hacker-croll". Në mesin e "viktimave" të hakerit, bëjnë pjesë edhe personalitete të spektaklit, mes të cilëve edhe këngëtarja pop Britney Spears. Hakeri 25 vjeçar që vepronte në rrjetin Twitter, i cili u arrestua nga policia franceze, kishte sulmuar shumë nga adresat në Twitter të personaliteteve të njohura. Sipas policisë franceze qëllimi i hakerit ishte më shumë sfidë dhe nuk synonte përfitime financiare. Mesazhet kërcënuese ndaj presidentit me ngjyrë erdhën gjatë ditëve të fundit, në faqen e tij personale në adresën e famshme virtuale të "Twitterit" . "Amerika mbijetoi pas vrasjes së Linkolnit dhe Kenedit, do të mbijetojmë edhe pas një plumbi në kokën e Obamës", shkruhej në "Tuitter". Kjo ishte hera e parë që bëhej publik një kërcënim direkt për jetën e personit më të pushtetshëm në SHBA.
Pas mesazhit kërcënues ndaj presidentit Obama në internet, të tjera kërcënime, janë bërë publike, këtë herë ndaj kongresmenëve demokratë që votuan reformën shëndetësore. Deklarata u lëshua prej liderit të mazhorancës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Steni Hojer. Ky i fundit, në një intervistë për televizionin amerikan "NBC", deklaroi se të paktën 10 kongresmenë demokratë, mbështetës të reformës shëndetësore të kërkuar me ngulm prej administratës Obama, janë kërcënuar me marrjen e jetës.
Deklarata e Hojer u konfirmua edhe prej autoriteteve të sigurisë amerikane të cilat shtuan se si pasojë e kërcënimeve 10 kongresmenët demokratë janë vendosur nën mbrojtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›