E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabi Saudite, arrestohen mbi 100 militantë


Autoritetet në Arabinë Saudite deklaruan se kanë arrestuar rreth 100 militantë që dyshohej se ishin duke planifikuar sulme mbi objektiva të rëndësishëm në këtë vend.
Arabia Saudite thotë se ka shkatërruar lidhje të Al-Qaidës që kishin planifikuar sulme ndaj rafinerive të mëdha të naftës brenda mbretërisë.
Një deklaratë e shkurtër nga Ministria e Brendshme bëri të ditur se në lidhje ishin të përfshirë 47 sauditë dhe 51 të huaj - nga Bangladeshi, Eritrea, Somalia dhe Jemeni.
Kjo seri më e fundit e arrestimeve sugjeron se militantët janë duke kaluar kufirin dhe duke përdorur lidhjet brënda mbretërisë për të komplotuar sulme ndaj rafinerive të mëdha të naftës.
Gjatë arrestimeve janë gjetur armë, municion, harta, pajisje kompjuterike dhe shuma të mëdha parash.
Nuk ka ende hollësi se cilat objekte të naftës kanë qenë në shënjestër dhe nëse ato ishin pronë ose menaxhohen nga kompani perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›