Ban Ki Moon: Shqipëria do të qëndrojë e vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon shprehu bindjen se Qeveria shqiptare do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi dhe Shqipëria do të qëndrojë e vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.
Zyra e shtypit pranë kryeministrisë bënte të ditur sot se, Kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh urimi për rizgjedhjen e tij në këtë detyrë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.
"Ishte shumë mirë që ju takova në Nju Jork javën që shkoi, dhe ju uroj vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme. Unë jam i bindur se nën lidershipin tuaj Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara", thuhet në këtë mesazh urimi. Kryeministri Berisha mori pjesë në Sesionin e 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zhvilloi punimet në Nju Jork, SHBA (21-26 shtator). Në debatin e Sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Kryeministri Berisha mbajti një fjalim ku u fokusua në mbështetjen e Shqipërisë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kontributin e saj për paqen dhe sigurinë globale në kuadër të NATO-s e më gjerë, njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm.