E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet kreu i hipotekës

"Shpërdorimi i detyrës" çon në pranga drejtorin e Hipotekës së Vlorës, Edmond Banushi.
40-vjeçari që mbante postin e kreut të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme të Vlorës që nga viti 2006 është vënë në pranga të premten në qytetin e Tiranës.
Arrestimi është kryer për llogari të prokurorisë së Vlorës. Mbi Edmond Banushin rëndojnë akuzat e "Shpërdorimit të detyrës" " falsifikimit të dokumenteve dhe vënia në përdorim e dokumenteve të falsifikuara."
Operacioni i Koduar "Fillimi I Vjeshtës", përvec, kreut të Hipotekës në Vlorë, ka ccuar në pranga edhe ish juristin e zyrës së regjistrimit të pasurive Vlorë, Viktor Kulaj, 48 vjeç.
Gjithëashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe 47 vjeccari Oard Begaj, lindur dhe banues në Vlorë, pronari i trojeve për të cilat janë falsifikuar dokumentete.
Dhe më tej në orët e mbrëmjes në pranga ka përfunduar edhe kryeplaku i fshatit Vuno, Leonard Bala, 53 vjec, ky nën akuzën e "falsifikimit të dokumenteve më shumë se një herë" Katër të arrestuarit mbahen në dhomat e paraburgimit.
Burimet tregohen të rezervuara, por mësohet se për këtë çështje do të ketë edhe arrestime të tjera

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›