E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekushtetuesja kroate vjen në Tiranë



Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, prof. Jasna Omejec, me ftesë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dr. Vladimir Kristo, nisi dje një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Vizita është në kuadrin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese homologe, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave, në shërbim të konsolidimit të demokracisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës. “Vizita e delegacionit kroat, vjen në një kohë kur nevoja e konsolidimit të shtetit të së drejtës është një nga synimet që duhet përmbushur në ëndrrën euroatlantike, për të cilën aspirojnë Shqipëria dhe Kroacia”, - tha Kristo në takim me homologen e tij kroate. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë do të pritet në takime të veçanta dhe nga Presidenti i Republikës, SHTZ, Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit të RSH-së, znj. Josefina Topalli dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›