E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqiri: Dell, garant i marrëveshjes PDK-LDK-AKR

Për LDK-në është e papranueshme që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vitin 2013, sepse në këtë rast shkelet marrëveshja PDK-LDK-AKR, si dhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

“Nuk është Qeveria ajo që i cakton zgjedhjet. Ata që bëjnë këto deklarata nuk i bëjnë nder as vendit, as institucioneve. I nxjerrin joserioz vetë ata, duke filluar prej Thaçit”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se nuk duhet harruar se prapa marrëveshjes qëndron si garant ambasadori amerikan, Christopher Dell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›