Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë
Kandidati për president të Serbisë, Boris Tadiç, ka ndërruar diskursin e fjalimit të tij në raport me Kosovën. Në një tubim parazgjedhor, siç raportojmë mediat serbe, ai ka thënë se Kosova nuk është zemra e Serbisë, por është secili qytetar i këtij vendi.
“Secili qytetar është zemra e Serbisë, sepse siguron të ardhmen e vendit. Nuk lejoj të na shkelin në Kosovë, të cenohet integriteti ynë në Kosovë, por nuk dëshiroj luftë. Duam që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën” ka thënë Tadic.
Kjo është e para herë që dëgjohet diçka e tillë nga Tadiç, i cili derisa ishte president nuk e kishte thënë kurrë një gjë të tillë, por vazhdimisht kishte deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë. Megjithatë, ai deklaroi se një zgjidhje për Kosovën është e mundur duke u bazuar në propozim e tij 4 pikësh.