Ban Ki-Moon: Të ndërpritet menjëherë ofensiva në Gaza
Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon kërkoi dje në mbrëmje ndërprerje të menjëhershme të ofensivave tokësore izraelite në Rripin e Gazës, bëri të ditur zëdhënësi i tij për shtyp. Prej ditësh, Izraeli ka ndërmarrë sulme të gjera në drejtim të Rripit të Gazas, qytet palestinezë i drejtuar nga lëvizja Hamas. Deri më tani rreth 500 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulme të ashpra dhe të pa mëshirshme që po ndërmerren nga avionë dhe tanke të ushtrisë së Izraelit, shtet që u krijuar në vitin 1948.