E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani kërkon armëpushim në Gaza

Islamabad -Pakistani ka kërkuar këtë të diel armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës pas fillimit dje në mbrëmje të një ofensive tokësore izraelite. Ministri pakistanez i Punëve të Jashtme, Shah Mehmod Qureshi, në një konferencë shtypi theksoi se ''Duhet një armëpushim i menjëhershëm në Gaza''. "Kjo që po ndodh është e papërligjshme dhe Pakistani i dënon veprimet e Izraelit'', theksoi ministri pakistanez duke shprehur keqardhje për humbjen e qenieve njerëzore.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari i kërkoi të hënën e kaluar Izraelit të ndërpriste sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të angazhohej në gjetjen e një zgjidhjeje për qetësimin e situatës
Predhat izraelite shkaktuan vdekjen e të paktën pesë civilëve palestinezë dhe plagosjen e 40 të tjerëve, kur shpërthyen në zonën kryesore tregtare në qytetin e Gazës, njoftuan mjekët dhe dëshmitarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›