E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë papritur në Bahamas, djali i Xhon Travoltës

Xhon Travilta me djalin e tij Xhefin

Nju Jork, 3 janar 12:19 NOA – Vdekje e papritur e djalit 16-vjeçar të aktorit amerikan Xhon Travolta, njoftojnë të habitura, mediat amerikane.

Konfirmohet se Xhef (Jeff) Travolta, ndërroi jetë krejt papritur më 1 janar 2009 ndërsa ndodhej me pushime me familjen në Bahamas.

Kanali televiziv amerikan kabllor CNN tha se Xhef Travolta pati një pushim zemre rreth orës dhjetë të mëngjesit”, duke cituar deklaratën zyrtare të avokatit të aktorit, Majkëll Osi (Michael Ossi).

Avokati deklaroi se “të gjitha përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të kota”. “Shkaqet e pushimit të zemrës nuk dihen ende”, - shtoi avokati.

Adoleshenti ishte djali i vetëm i yllit të kinemasë dhe Kelly Preston. Çifti ka gjithashtu edhe një vajzë 8 vjeçe. 

Në faqen e saj të internetit revista "People" njoftonte se Jeff Travolta kishte përplasur kokën fort ndërsa ishte rrëzuar në banjë.

Pas autopsisë, Jeff Travolta do të varroset në Ocala në Florida (juglindje), ka deklaruar avokati Osi.

k.a/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›