Hamasi: Kemi vrarë 9 ushtarë izraelit
Gaza -Të paktën nëntë ushtarë izraelitë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë operacioni tokësor në Rripin e Gazës që nisi dje në mbrëmje, konfirmoi Hamasi. Lëvizja palestineze që lufton për çlirimin e Palestinës nga okupatori izraelit, theksoi në një komunikatë të publikuar sot ''se kishte mundur të konfirmonte nëntë trupa izraelitë të vrarë në territorin e Gazës''. Megjithatë, ushtria izraelite nuk bëri komente për këtë bilanc.
"Gjithashtu mijëra luftëtarë palestinezë u plagosën gjatë përplasjeve me armë në veri të territorit'', deklaruan burime mjekësore palestineze. Ushtria izraelite njoftoi sot se 30 ushtarë janë plagosur gjatë ofensivës tokësore që ajo ka filluar në Rripin e Gazës. Ushtria theksoi se dy nga 30 të plagosurit kishin marrë plagë të rënda.
Zyrtarë të spitalit palestinez deklaruan se forcat tokësore izraelite kanë vrarë tetë palestinezë, pesë prej të cilëve janë persona të armatosur.