Gazprom i kërkon Ukrainës rifillimin e bisedimeve
Moskë -Gjiganti i gazit rus i gazit ''Gazprom'' i kërkoi sot Ukrainës rifillimin e negociatave, të cilat dështuan më 31 dhjetor me ndërprerjen e furnizimit të gazit rus. Alexandre Medvede, zëvendëspresidenti i ''Gazprom'' deklaroi se që prej 31 dhjetorit, Ukraina refuzoi të diskutojë me ''Gazpromin'' dhe ndërpreu gazin që ishte i destinuar për konsumatorët evropianë, duke shkelur kështu detyrimet e saj si vend transitor.
“Ne i kemi kërkuar Ukrainës të mos ndërmarrë veprime të paligjshme dhe të kthehet në Moskë për të rifilluar bisedimet lidhur me marrëveshjen për dorëzimin e gazit që do të jetë e pranueshme nga të dy palët'', theksoi ai. ''Ne jemi të gatshëm të zhvillojmë takime të menjëhershme'', shtoi Medvedev.
Rusia ndërpreu të enjten furnizimin me gaz për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me çmimin e gazit për vitin 2009 dhe për vonesat e pagesave, duke shkaktuar panik për një përsëritje të skenarit të vitit 2006 që shkaktoi një ulje të furnizimit me gaz për klientët evropianë.