Korrupsioni me tenderat tek MSH-ja, Prokuroria nis verifikimet

Prokuroria ka nisur kryesisht verifikimin për rastin në fjalë dhe ka gjasa që së shpejti të ketë të akuzuar, mes tyre dhe zyrtarë të lartë të ministrisë.
Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se po kryhen verifikimet e para, pasi nga të dhënat e denoncuara në media, rezulton se rasti është tejet abuziv. Në duart e hetuesve do të përfundojnë e gjithë praktika e tenderimit për këtë rast dhe do të verifikohet dokumentacioni i secilës kompani, që ka garuar.
Prokuroria do të verifikojë nëse ky dokumentacion është i rregullt, pra nëse ka ose jo falsifikime, si dhe nëse është ndjekur konform ligjit procedura e tenderimit, që në fakt u konsiderua si e parregullt, e për këtë arsye u pasua me anulimin e financimit nga Banka Botërore.
Denoncimi i skandalit me tenderin e blerjes së pajisjeve mjekësore, ka vënë në lëvizje prokurorinë shqiptare. Njësia e specializuar Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, e drejtuar nga Dritan Rreshka, ka nisur verifikimet lidhur me skandalin në fjalë. Një fakt i tillë konfirmohet nga burime pranë Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, e cila në këtë rast duket se ka zgjedhur të mos qëndrojë duarkryq, por të hetojë për zbardhjen e skandaleve dhe aferave.
Një burim tha për "GSH"-në se do të bllokohet i gjithë dokumentacioni në ministrinë e Shëndetësisë dhe nëse do të gjenden shkelje në procedurën e tenderimit, do të regjistrohet procedimi penal me emrat e personave përgjegjës. Aktualisht prokuroria është në hapat e parë të verifikimit dhe ende nuk mund të flitet nëse ka apo jo shkelje, gjë që do të zbardhet shpejt nga hetuesit. /Start/
2011-09-03 11:37