E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon: Vrasja e izraelitëve, përpjekje për t'i minuar bisedimet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka dënuar vrasjen e djeshme të katër izraelitëve, duke e quajtur "përpjekje të zhurmshme për të minuar bisedimet direkte izraelito-palestineze".

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas pritet të rifillojnë nesër në Uashington një raund të ri bisedimesh. Netanjahu tha sot se Jerusalemi duhet të mbetet "kryeqytet i pandarë i Izraelit".

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka sugjeruar se disa pjesë të Jerusalemit mund t'u jepen palestinezëve. Statusi i Jerusalemit lindor ka qenë kontestues gjatë 17 viteve të negociatave izraelito-palestineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›