Serbi, zbulohet një vendstrehim i përdorur nga Mlladiç
Autoritetet serbe zbuluan në Beograd një apartament që mendohet se përdorej nga i shumëkërkuari për krime lufte, Ratko Mlladiç, njoftoi sot e përditshmja "Blic".
E përditshmja serbe nuk dha më tepër hollësi lidhur me zbulimin e këtij apartamenti, që mendohet të ketë ndodhur dy javë më parë, sepse burimi i cituar theksoi se kjo mund të dëmtojë hetimin që po zhvillohet.
"Blic", zakonisht e mirinformuar për hetimet lidhur me krimet e luftës, njoftoi gjithashtu se kasetat me bisedat e regjistruara nga Mlladiçi të zbuluara gjatë një kontrolli të shtëpisë së tij në Beograd, tregonin se ish-presidenti serb Sllobodan Milloshviç i kishte kërkuar Mlladiçit të bashkëpunonte me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (TPI).