E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon apel për ulje të tensioneve në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshme, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar për ulje të tensioneve.
 

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, e cila është pjesë e raportit, ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet janë ngritur fund të kësaj periudhe, theksohet në raportin, i cili do të prezantohet në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB-ve, ditën e hënë.
 

"Në veri të Kosovës, tensionet përbëjnë shqetësim. Në këtë aspekt, edhe më tej theksoj fuqishëm se çështja e ndjeshme lidhur me veriun e Kosovës mund të zgjidhet vetëm përmes mjeteve paqësore në bazë të konsultimeve me të gjitha komunitetet në terren dhe pa veprime të njëanshme", theksohet në raport. Ndër të tjera, Ban Ki-Mun fton të gjitha palët që të përmbahen nga aksionet, të cilat mund të dëmtojnë përparimin e arritur në dialog.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›