Berat, policia parandalon një vrasje, arreston 29 vjeçarin

Policia e Beratit ka parandaluar një vrasje. Uniformat blu të këtij rrethi kanë vënë në pranga një person, i cili është përpjekur të vrasë me armë zjarri, një shtetas.
Policia ka prangosur 29-vjeçarin Elton Keri, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri. Keri është prangosur pasi, sipas policisë ai është përpjekur të vrasë Arjon Dokajn. Ngjarja ka ndodhur tek Ura Vajgurore për motive banale.