Jeruzalem te krishteret ndezin qirinjte e lutjeve

Të krishterët katolikë ndezën qirinjtë e lutjeve në të shtunën e shenjtë të Pashkëve në qytetin e vjetër të Jeruzalemit në Kishën e Varrit të Shenjtë. Me mijëra besimtarë katolike mbushën kishën e lashtë që besohet se është ndritur në vendin ku Krishti u varros për tu ringjallur më pas. Java e Pashkëve shënon sot kulmin pas një sërë ceremonish fetare të mbajtura gjatë javës e që kanë tërhequr në tokën e shenjtë pelegrinë katolikë nga e gjithë bota.
Në Vatikan Papa Benedikti i 16-të bëri thirrje për këmbëngulje e sfidë përballë një krize ekonomike që ka shkaktuar vështirësi dhe papunësi në rritje në të gjithë Evropën. Papa që feston këtë muaj dhe 85-vjetorin drejtoi një procesion rreth Koloseit të Romës për të shënuar të premten e zezë të kryqëzimit të Krishtit. Në rrugën e kryqit familje nga Italia, Irlanda, Burkina Faso dhe Peruja mbajtën me rradhë kryqin në procesionet tradicionale para Pashkëve.
Kleriku më i lartë i kishes katolike në Britaninë e Madhe ka bërë thirrje për të krishterët që të veshin një kryq çdo ditë. Gjate predikimit të tij ai i tha të krishterëve të vendosin çdo ditë të jetës së tyre një kryq si një simbol krenarie.