E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashket Izraeli mbyll kufirin

Rrugët për në Bregun Perëndimor nga Izraeli janë mbyllur si çdo vit për pushimet hebraike të pashkëve. Gjatë mbylljes nuk lejohen as palestinezët të hyjnë në Izrael ndërsa autoritetet kanë bërë me dije se janë bërë përjashtime për ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor. Izraelitët që kanë kartë identiteti, mund të kalojnë në pikën e kalimit të Qalandias, ku një radhë e vogël makinash presin të kalojnë nga Bregu Perëndimor i Ramallahut në Jeruzalem.
Izraelitët kanë dënuar shpesh hyrjet e palestinezëve gjatë pushimeve hebraike, ku njerëzit nëpër sinagoga dhe vende të tjera publike janë të pambrojtura nga ndonjë sulm i militantëve palestinezë.
Ndërsa palestinezët nga ana e tyre i quajnë këto barriera si një lëvizje për të fragmentizuar territorin palestinez së bashku në një shtet të ri.
Pushimet hebraike të Pashkëve përkujtojnë eksodin biblik të izraelitëve nga skllavërimi i Egjiptit dhe përfundon në mesnatën e të shtunës kur do të hiqet dhe barriera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›