Franca trembet per nje tjeter sulm
Autoritetet franceze druhen se një vrasës serial endet në rrugët e Parisit, pasi një grua u qëllua për vdekje me armë zjarri në periferinë e kryeqytetit francez. Në këtë vrasje është përdorur e njëjta armë si në tre vrasje të mëparshme në të njëjtën zonë, përgjatë pesë muajve të fundit.
“Kjo seri vrasjesh meriton vëmendjen tonë maksimale dhe ne kemi vendosur të gjitha burimet tona mbi këtë çështje -tha ministri i Brendshëm Claude Gueant për radion “Europe1”.
Në secilën nga katër vrasjet është përdorur pistoletë gjysmë automatike, ndërsa ngjarja e parë daton në muajin nëntor të vitit të kaluar u shprehen prokurorët.
Megjithatë, policia nuk ka gjetur ende një pistë të përbashkët për të lidhur vrasjet me njëra-tjetrën. Rreth 100 hetues janë mbledhur për të shqyrtuar provat dhe zbardhur vrasjet, ndërsa Franca ka rritur ndjeshëm sigurinë në vend.