SHBA rrezohet avioni ne zone te banuar
Një avion ushtarak i tipit “F-18” është rrëzuar në një zonë të banuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Një zëdhënës i marinës deklaroi per BBC se avioni u rrëzua rreth orës 16:30 me orën tonë dhe se pilotët u lëshuan me parashutë para se ai të prekte tokën.
Raportohet gjithashtu se avioni ushtarak ka goditur një bllok banesash dhe fotot e mediave lokale tregojnë tymin e zi që ngrihet prapa shtëpive. Piloti dhe disa persona të tjerë, të cilët u lënduan janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, një rrugë e rëndësishme e qytetit është bllokuar nga të dyja drejtimet. Avioni thuhet se ishte nisur nga baza ajrore në Oceana, të Virxhinias. Ai ka shkaktuar shumë dëme materiale ndaj disa shtëpive në qendër të qytetit, ndërsa autoritetet vendase kanë bërë me dije se nuk janë raportuar viktima.
Virginia Beach është një vend turistik në bregdetin jugor të mesit të Atlantikut. Qyteti ku u rrëzua avioni ka rreth 438,000 banorë dhe disa baza ushtarake amerikane.