E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Çështja e veriut të Kosovës të zgjidhet me dialog

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen seriozisht në dialog.
 

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB-së, pak kohë pas përfundimit të turneut të tij në shtetet ballkanike, ku vizitoi edhe Prishtinën dhe Beogradin.
 

“U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dyja palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, është shprehur Ban Ki Moon.
 

Ai ka shtuar se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në secilën shtet që ka vizituar në rajon, ndërsa ka shtuar se kthehet në Nju Jork me përshtypjen të thellë për dinamizmin e rajonit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›