E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhuna ne filma dhe realiteti

Njoftimet që tregojnë se personi i dyshuar si autor i vrasjeve të javës së kaluar në Kolorado mund të ketë qenë admirues fanatik i filmave me Batmanin, kanë ngritur shqetësime të reja lidhur me lidhjet e mundshme mes filmave dhe dhunës. Disa ekspertë thonë se edhe pse njerëzit mund të ndikohen nga filmat, zakonisht ata nuk janë shkaku i veprimeve të dhunshme. Debate mbi mundësinë se filmat e dhunshëm nxisin akte të dhunshme ka patur shumë kohë para se James Holmes të hapte zjarr, siç dyshohet, në një kinema plot me njerëz në Kolorado. Hetuesit thanë se një i ri, i dënuar për vrasjen e 10 njerëzve në vitin 2002, në Uashington, me pushkë snajper, ishte një admirues i madh i filmit fantastiko-shkencor, “The Matrix”.
John Hinckley, njeriu i dënuar për tentativën e vrasjes ndaj Presidentit amerikan Ronald Regan, në vitin 1981, mendohet se ka përdorur për planin e tij subjektin e filmit “Taxi Drive”r. Gjithashtu, pas vrasjeve në masë të vitit 1999 në shkollën e mesme Columbine, në Kolorado, hetuesit thanë se një nga dy adoleshentët autorë të ngjarjes kishte një ditar që përqëndrohej mjaft tek filmi “Natural Born Killers”. Familjet e viktimave të atij krimi, ngritën pyetje nëse të dy personat e armatosur ishin ndikuar nga filmi “The Basketball Diaries”, një tjetër film me skena dhune.
Profesori i psikologjisë i Universitetit të Miçiganit, Rowell Huesmann, thotë se njerëzit mund të ndikohen nga filmat.
Ai thotë se një gamë e gjerë faktorësh të tjerë, si shëndeti mendor dhe dhuna në familje, duhet të merren në konsideratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›