Gjermanet nuk duan ne euro as veten as Greqine

Shumica e gjermanëve thonë se vendi i tyre do të ishte më mirë pa monedhën e euros, siç rezulton nga një sondazh, në kohën që ministri gjerman i ekonomisë përsërit dyshimet e veta nëse Greqia do të mundet të qëndrojë në eurozonë.
Sondazhi që u zhvillua për llogari të gazetës Bild am Sonntag tregoi se 51% e gjermanëve konsiderojnë se vendi i tyre do të ishte më mirë jashtë eurozonës dhe 29% mendojnë se do të ishte më keq nëse Gjermania mbetej jashtë zonës së euros.
Nga sondazhi rezultoi gjithashtu se 71% e gjermanëve dëshirojnë ta shohin Greqinë jashtë eurozonës nëse nuk respekton angazhimet e veta.
Nderkohe presidenti i Eurogrupit, jean Claude Juncker, thote në një intervistë për gazetën gjermane, Sudddeutche Zeitung që botohet ditën e hënë se dalja e Greqisë nga eurozona nuk përfshihet në “hipotezat e punës”, pasi do të kishte “pasoja negative kolosale”.
Në të njëjtën kohë, kreu i eurogrupi nënvizoi se Athina do të duhet, para së gjithash, të përpiqet vetë për shpëtimin e saj. “Nuk dua të nënvleftësoj problemet që krijoi Greqia. Greqia vazhdon të ketë detyrimin të paraqesë rezultate konkrete”, shtoi Junker.