E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj për veriun: Zgjidhja vetëm përmes dialogut me banorët

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin se veriu i Kosovës do të përfshihet në dialog. Ai ka thënë se për veriun do të ketë vetëm dialog me banorët.
 

“Për veriun do të ketë vetëm dialog të brendshëm me banorët serbë atje duke përjashtuar përfshirjen e Serbisë në këtë proces”, ka thënë Hoxhaj.
 

Ai tha se është koha e fundit kur bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion të mirëfilltë mbi Serbinë në mënyrë që të mundësojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës edhe në veri.
 

Hoxhaj gjatë një intervistë në një prej mediave kosovare, po ashtu ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë edhe dy njohje të reja për Kosovën, por pa specifikuar se për cilat shtete bëhet fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›