E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni PDK-AAK, lojë e Thaçit

Spekulimet e ditëve të fundit për një koalicion të ri qeverisës ndërmjet dy partive të dala nga lufta e UÇK-së, shihen si një“truk” i kryeministrit Hashim Thaçi, që ka të bëjë me zhvendosjen e vëmendjes nga bisedimet që pritet të zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e veriun.
 

Mundësia që PDK-ja ta ndryshojë partnerin e saj të koalicionit qeverisës, duke u bërë bashkë me AAK-në përgjatë dy viteve të ardhshme të këtij mandati, vlerësohet të jetë vështirë e realizueshme, edhe pse ditëve të fundit është spekuluar shumë për mundësinë e një bashkëqeverisje në mes partisë së Hashim Thaçit me atë të Ramush Haradinajt, kur Kosovën e presin tema “të nxehta” që thuhet se do të jenë në axhendën e bisedimeve edhe veriu i Kosovës, shkruan “Zëri”.
 

Vetë zyrtarët e lartë të partisë së Haradinajt përjashtojnë çdo mundësi të hyrjes në koalicion me partinë e kryeministrit Thaçi.
Sipas tyre, zërat për bashkëqeverisje me AAK-në, janë “lojë” e Thaçit që po e zhvillon në kohën kur shteti i Kosovës po rrezikohet të futet në bisedime me shtetin serb për çështjen e veriut.
 

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, konsideron se “sa herë që vendi ballafaqohet me kriza të mëdha politike, ekonomike, kryeministri Thaçi e zhvendos vëmendjen diku tjetër, siç është rasti i fundit, për koalicion të ri qeverisës me AAK-në.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›