Timoshenko kandidate per deputete

Opozita e bashkuar ukrainase ka përfshirë ish-kryeministren Julia Timoshenko në listën e kandidatëve për parlament, që do të votohen në zgjedhjet e 28 tetorit.
Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të “shpërdorimeve me detyrën zyrtare” në kohën sa ka qenë kryeministre, është futur në listë gjatë kongresit të opozitës në Kiev, i cili ka shënuar edhe hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore. Mbështetësit e Timoshenkos thonë se rasti kundër saj është i motivuar politikisht nga rivalët që mbajnë pushtetin. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar gjithashtu ndjekjen penale të saj.
Parlamenti i Ukrainës ka votuar pro shfuqizimit të projektligjit të diskutueshëm, që do t’i jepte rusishtes statusin e gjuhës së dytë zyrtare në vend.Parlamenti prej 450 vendesh ka votuar me 257 vota për anulimin e legjislacionit, të miratuar kohë më parë nga vetë ai. Ligjvënësit kanë thënë se projektligji do të rishikohet.
Miratimi i tij ka çuar në përleshje në mes të ligjvënësve dhe protesta masive në Kiev dhe qytete të tjera.