Ban Ki Moon kërkon nga irakianët të votojnë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon u bëri thirrje irakianëve që të votojnë në zgjedhjet e nesërme, duke i quajtur ato “një tjetër gur themel” drejt pajtimit kombëtar.
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare, të dytat që nga rrëzimi i Saddam Husseinit në vitin 2003, janë shoqëruar me një varg shpërthimesh vetëvrasëse që lanë dhjetëra të vdekur.
Dje, tre persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën në afërsi të një tempulli shiit në qytetin Naxhaf pas shpërthimit të një automjeti bombë.
Edhe pse masat e sigurisë janë shtuar në prag të zgjedhjeve, shpërthimi nuk është parandaluar.