Chavez: Clinton si "Condoleezza bionde"

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, përqeshi Sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, duke e cilësuar atë si një “version biond” të paraardhëses së saj dhe theksoi se grindja me qeverinë e Spanjës, për shkak të lidhjeve të supozuara të qeverisë së tij me grupet e armatosura kryengritëse, ka marrë fund.
Gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Amerikën Latine, Clinton theksoi se politikat e administratës së Barack Obamës në rajon po heshtin kritikat e udhëheqësve socialistë në rajon, në adresë të SHBA-së.
“Për mua, ajo është si Condolezza Rice, një Condolezze bionde”, tha Chavez, duke ju referuar Sekretares së shtetit në administratën e George Bushit, me të cilën ka shkëmbyer në vazhdimësi retorikë të ashpër.
Duke cituar komentet e Clintonit, të bëra në Brazil, Chavez tha se ajo po dëshmohet po aq agresive sa edhe Rice. “Ajo vjen në Brazil, me synimin që të na provokojë, që të na ndajë me vëllezërit tonë”, tha ai.
Përderisa kritikoi SHBA-në, ai foli me një ton më pajtues ndaj Spanjës.
Qeveria e Spanjës kërkoi këtë javë shpjegime nga Chavezi, pasi që një gjykatës spanjoll akuzoi qeverinë e tij se ka ndihmuar organizatat ETA dhe FARK, në përgatitjen e komploteve të mundshme në Spanjë.