E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon, kritika bashkësisë ndërkombëtare

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së , Ban Ki Mun, ka bërë vërejtje për mungesë uniteti brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Kosovën. Sipas mediave serbe në raportin e tij të përgatitur për mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës që do të mbahet me 21 gusht, Sekretari Ban Ki Mun ka adresuar kritika serioze ndaj bashkësisë ndërkombëtare lidhur me raportet e Kosovës dhe Serbisë.

Vërejtja më serioze bëhet për shkak të mungesës së një konsensusi të gjerë brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe ky fakt sipas raportit, vështirëson shumë arritjen e kompromiseve të domosdoshme mes palëve në procesin e zgjidhjes së problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.
 

Sipas mediave serbe, Ban Ki Mun në raport bën vërejtje edhe për politikat për kthimin e minoriteteve në Kosovë. Një tjetër pikë që pritet të diskutohet në 21 gusht në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit janë pretendimet e Rusisë që akuzon Kosovën për ndihmë ndaj Libisë dhe Sirisë me trajnimin e rebelëve opozitarë nga këto dy vende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›