E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti afrikan, “digjet” Europa

Temperaturat e larta që i kanë kaluar 40 gradë po djegin Europën. Në Itali moti është me kaprico, pasi në veri ka pasur rreshje shiu, e ndërsa në jug e në qendër termometri ka shënuar mbi 40 gradë. Në Romë temperature më e lartë është 37 gradë celcius, ndërsa maksimalja 44 gradë është regjistruar në Agrigento në Siçili.
 

I cilësuar si i nxehti afrikan ka përfshirë edhe Greqinë, ku edhe këtu temperaturat i kanë kaluar 40 gradët. Sipas meterologëve këto temperatura do të vazhdojnë edhe për disa ditë, ku në fundjave priten rreshje shiu dhe ulje temperaturash.
 

Edhe në Serbi, temperaturat janë regjistruar të larta, si vende të tjera të rajonit. Rumania dhe Maqedonia po përjetojnë verën më të nxehtë të 50 viteve të fundit, kur temperaturat ditën e djeshme kanë arritur në 44 gradë celsius, në ditën që është shënuar si më e nxehta në të gjithë Europën. Autoritetet kanë paralajmëruar qyetarët të kenë kujdes dhe të mos të ekspozohen në vende me diell.
 

Në këto temepratura të larta nuk mungojnë as zjarret. Dy nga vendet më të rrezikuara janë Maqedonia dhe Greqia, ku autoritetet po luftojnë me vatrat e zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›