Tajfunet në Kinë, evaukohen 2 milionë persona

Autoritetet kineze janë detyruar të evakuojnë gati 2 milionë persona në provincën Zheijang për shkak të ardhjes së tajfunit Haikui. 300 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre edhe në Shangai, ku raportohen përmbytje.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se shpejtësia e erës arrin deri në 115 km në orë. Deri më tani numërohen 23 viktima dhe nëntë të tjerë raportohen të humbur.
Rreth 9200 banesa konsiderohen të shkatërruara plotësisht dhe mbi 15 mijë të tjera janë dëmtuar rëndë. Në aeroportet e Shangait dhe qytete të tjera janë anulluar më shumë se 500 fluturime.
"Jam 83 vjeç dhe jam mësuar me largimin nga shtëpia për mbrojtjen nga tajfuni. Nuk ka asgjë të vështirë. Përgatit disa çanta me gjërat më të domosdoshme", - tha një banor.