Ban Ki Moon mbërrin sot në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, sot mbërrin për vizitë njëditëshe në Kosovë, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë.
Në kuadër të turneut të tij ballkanik, zyrtari i lartë i OKB-së, dje qëndroi në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
Presidenti Nikoliç, i tha Ban Ki-Munit, se Serbia do të kërkoj që “bisedimet me pushtetin e përkohshëm në Prishtinë të udhëhiqen nën praninë e përfaqësuesve të OKB-së”.
Pas Kosovës, zoti Ban Ki Moon do të qëndroj në Bosnjë Hercegovinë.