SHBA akuza te ashpra gjate fushates presidenciale

Anketa e fundit e zhvilluar nga gazeta “Neë York Times” dhe rrjeti CBS tregon se aktualisht gara presidenciale është plotësisht e paparashikueshme. Presidenti Obama dhe ish-guvernatori Mitt Romney janë mbërthyer në një konkurencë të fortë ku, për momentin, asnjëri nuk ka epërsinë. Por ajo që po e karakterizon garën presidenciale gjatë javëve të fundit ka qenë toni i spikatur negativ i fushatës.
Fushata presidenciale po zhvillohet kryesisht përmes valëve të radios dhe televizionit me një barazh reklamash negative nga të dy kandidatët. Një reklamë e Presidentit Obama thotë se kompanitë amerikane transferuan vende pune jashtë vendit gjatë kohës kur zoti Romney drejtonte firmën e investimeve Bain Capital. Fushata e zotit Romney i hedh poshtë akuzat dhe përgjigjet me një seri reklamash:
Lufta e reklamave lidhur me të kaluarën e zotit Romney si biznesmen dhe kërkesa që ai të publikojë dokumentat e taksave që ka paguar, e kanë detyruar kandidatin republikan të hidhet në mbrojtje. Romney po përpiqet ta përqëndrojë debatin mbi gjendjen e ekonomisë gjatë mandatit të Presidentit Obama, që shfaqet në anketa si thembra e Akilit për Presidentin.
“Objektivi i tij nuk është të hapë vende pune, por të përpiqet të mbajë vendin e tij të punës. Prandaj edhe do të humbasë në zgjedhje”.Presidenti, nga ana e tij, po përpiqet të mobilizojë përkrahësit:
“Ju premtoj se do të përfundojmë atë që filluam në vitin 2008. Nuk do të kthehemi pas. Do të ecim përpara dhe do t’i fitojmë zgjedhjet”.
Një vendim i madh e pret zotin Romney tani – zgjedhja e një kandidati për nënpresident. Emrat që po lakohen më shpesh janë Senatori Rob Portman nga Ohajo dhe ish-guvernatori i Minesotës Tim Paëlenty.