Irak dita me e pergjakshme e vitit
Një valë atentatesh me bombë në Bagdad dhe qytete të tjera të vendit i ka marrë jetën të pakten 107 personave, bëjnë me dije burime të sigurisë dhe zyrtarët shëndetësorë. Numri i të plagosurve është 216, pikërisht në ditën më të përgjakshme të vitit. Përveç Bagdadit, shpërthime ka patur edhe në 13 qytete të tjera të vendit, ku janë regjistruar sulme të koordinuara.
Shumica e viktimave ishin forca të sigurisë, të cilët kanë qenë dhe objektivi i sulmeve.
Shpërthimi më i madh ndodhi në Taxhi, një lagje Sunnite 20 km në veri të Bagadit, ku u vranë të paktën 41 persona.
Disa autobomba u hodhën në erë në Bagdad, një autobombë ishte vendosur në lagjen Sadër Siti, në afërsi të Ministrisë së Brendshme, pas shpërthimit të së cilës humbën jetën 16 persona.
Në jug të qytetit Mahmudija, një autoveturë me eksploziv u hodh në erë. Bilanci këtu është 11 të vdekur dhe 38 të plagosur. Të paktën shtatë autobomba shpërthyen në qytetin verior të Kirkukut. Këto janë sulmet më të përgjakshëm në Irak, prej 13 qershorit, kur një valë tjetër bombash vrau 84 persona dhe plagosi 300 të tjerë.
Sipas raporteve, incidentet kanë bërë që e hëna të jetë dita më e dhunshme në Irak gjatë këtij viti.