Del para gjykates autori i masakres ne kinema

Personi i dyshuar për vrasjen e12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve në kinema në Aurora të Kolorados, Xhejms Holms, 24 vjeçar, këtë të hënë për të parën herë është paraqitur në gjyq për t’u njohur me akuzat e prokurorëve. Aktakuza formale për të ashtuquajturën “masakër Batmen” do të paraqitet të hënë e ardhshme më 30 korrik. Gjykatesi tha si ai do të mbahet në burgun e Centennial të Kolorados.
24 vjeçari u ul në gjykatë me një bluzë ngjyrë të kuqërremtë, ndërsa dukej gjatë gjithë kohës i përgjumur dhe i lodhur, ndërsa flokët i kishte lyer ngjyrë portokalli.
Prokurorët thanë para gjykatësit se 24-vjeçari Holmes kishte refuzuar bashkëpunimin gjatë hetimeve dhe se nuk kishte nxjerrë asnjë fjalë për të kuptuar më mirë motivet që e çuan atë në kryerjen e masakrës.
Ndërkohe mediat amerikane kanë publikuar të tjera të dhëna në lidhje me 24 vjeçarin. James Holmes, ndodhej nën efektin e 100 mg medicamentit Vicodin, efektet e të cilit përmbajnë ndjesi si eufori, paranoja dhe në disa raste alucinaçione. Bëhet fjalë për të njëjtën substancë të gjetur në trupin e aktorit Heath Ledger, aktori australian i vdekur nga një overdozë ilaçesh në 2008. Ledger interpretonte rolin e Joker, në filmin e mëparshëm të Batman, personazhi, të cilit donte t’i ngjante Holmes kur kreu vrasjet.
Mediat amerikane kanë publikuar edhe një video të Holmes, ku shfaqej kur ishte 18 vjeç, ndërsa fliste para kolegëve të tij. Në video ai shfaqet i turpshëm dhe i shpërqëndruar.