E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca rishikon integrimin në NATO

Presidenti socialist francez, Francois Hollande, është duke u shkëputur gjithnjë e më shumë nga pararendësi i tij, Nicolas Sarkozy. Tani do të rishikohet edhe roli i Francës në NATO.

Siç bëri të ditur Zyra e Presidentit, Hollande ka ngarkuar ish-ministrin e Jashtëm, Hubert Vedrine, që të kontrollojë integrimin e Francës në strukturat komanduese ushtarake të NATO-s. Presidenti i ka kërkuar shokut të tij nga Partia Socialiste të bëjë një analizë të marrëdhënieve me SHBA-në, si dhe të përpunojë rekomandimet për raportet transatlantike për dhjetë vitet që pasojnë. Vedrine duhet ta prezantojnë raportin e tij deri në fund të tetorit.

Me kthimin e Francës në rrethet e ngushta vendimmarrëse ushtarake të NATO-s, në vitin 2009, Sarkozy pati ndryshuar politikën e pararendësve, duke e ofruar vendin më shumë me Aleancën dhe me SHBA-në.

Në vitin 1966, Franca e drejtuar nga Presidenti Charles de Gaullle, pati dalë nga strukturat ushtarake të NATO-s, duke protestuar për hegjemoninë e pretenduar amerikane. Para Sarkozy-së, asnjë pasardhës i de Gaulles nuk e kishte vënë në pikëpyetje këtë vendim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›