Rusia: Asad i gatshëm të largohet në mënyrë të civilizuar

Prononcimi i ambasadorit rus vjen pak ditë pas sulmit ku u vra ministri i mbrojtjes në Damask dhe një ditë pasi Rusia dhe Kina vendosën veton kundër sanksioneve që Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkonte t’i vendoste Damaskut.
Diplomati rus tha se gjatë takimit të Gjenevës për Sirinë, u ra dakord për një qeveri transitore në Siri dhe këtë e ka pranuar edhe Asadi. “Ai është dakord të largohet, por në një mënyrë të civilizuar”, tha Orlov.
Por ndërkohë, dhuna e paprecedentë në Siri vazhdon. Më shumë se 300 persona, pjesa më e madhe civilë, humbën jetën nga represioni dhe luftimet në mbarë Sirinë.
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), ky është bilanci më i rëndë që prej 16 muajsh revoltë./Start/F. P/
2012-07-20 14:21