E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi civil kundër ndryshimeve kushtetuese

Ish-presidenti i republikës Alfred Moisiu ka kundërshtuar hapur ndryshimet kushtetuese, qoftë këto edhe për heqjen e imunitetit. Moisiu tha se duhet kohë në dispozicion për të dëgjuar zërin e shoqërisë civile dhe të ekspertëve, në mënyrë që të mos përsëritet situata e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Gjatë mbledhjes së forumit civil edhe konstitucionalistët kanë deklaruar se ndryshimet kushteteuse duhen bërë në kohën që do të dëgjohet zëri i ekspertëve. Luan Omari dhe Aurela Anastasi thanë se po nxitohet duke kërkuar që këto ndryshime të kalojnë në parlament më 6 gusht.
 

Të pranishmit në tryezën e organziaur nga forumi civil kanë kërkuar që të jepet qytetarëve shansi të shprehen për amendimet e kushtetutës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›