BSPSH-ja protestë për taksën e çimentos

Pas shumë kohësh mungese, debati për tarifën e çimentos shqiptare në Kosovë ka sjellë më në fund reagimin sindikalist.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqiptarisë me mbështetjen e rreth 1000 punëtorëve të profesioneve të ndryshme ka protestuar fillimisht para ministrisë së ekonomisë dhe më pas para ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë prej disa ditësh ka kundërshtuar me forcë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifë doganore 35% për çimenton që hyn nga Shqipëria.
Drejtuesit e Bashkimit të sindikatave të pavarura të Shqipërisë i kërkuan ministrisë kosovare Mimosa Kusari -Lila që të tërhiqet nga ky vendim përdryshe do të vazhdojnë protestat deri në zgjedhjen e kësaj çështje.