E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon në Srebrenicë: OKB-ja nuk ishte në nivelin e saj të përgjegjësisë

26-07-2012 / Gazeta 55

Masakra e Srebrenicës njihet si ngjarja më mizore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore e cila përpos plagëve, ka lënë pas dhe polemika pasi trupat e OKB, që kishin nën kontroll qytetin, s’arritën të mbronin civilët


Në kuadër të turneut të tij ballkanik, Ban Ki Mun vizitoi sot Srebrenicën, duke u bërë kështu sekretari i parë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që viziton vendin e masakrës në Bosnjë Hercegovinë.Forcat serbe të Bosnjës vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e morën kontrollin në Srenbrenicë më 11 korrik të vitit 1995.


Në fjalimin e tij në Parlamentin e Bosnjë Hercegovinës, Ban Ki-mun, tha se OKB-ja nuk ishte në nivel të përgjegjësisë në atë kohë të krizës. Ban Ki-mun ka vizituar Qendrën Memoriale në Potoçari afër Srebrenicës, ku janë varrosur 6.500 viktima të masakrës së Srebrenicës, që ishte vrasja më mizore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. “Duhet të mësojmë nga Srebrenica që të parandalojmë masakra të reja nëpër botë, tha ai dhe shtoi se për një sekretar të përgjithshëm të KB-së nuk ekziston vend më i dhimbshëm për vizitë sesa ardhja në Qendrën memoriale të viktimave nga genocidi në Srebrenicë. “Teksa qëndroj këtu dhe shikoj radhët pa fund me varre, emrat dua të them se Srebrenica është vend i shenjtë për familjet e viktimave, por edhe për familjen e kombeve”, shtoi sekretari i përgjithshëm i KB-së. Ban Ki-Mun u përkul para viktimave të genocidit dhe vendosi kurorë tek pllaka përkujtimore. Zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi Stadiumin Olimpik në Sarajevë, ku në vitin 1984 janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore. Ban Ki-mun e kaloi me vrapim një rreth nderi në stadium.


Masakra e Srebrenicës njihet si ngjarja më mizore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore e cila përpos plagëve ka lënë pas dhe polemika të ashpra pasi trupat e OKB-së që kishin nën kontroll qytetin, s’arritën të mbronin civilët. Paramilitarët serbë e gjetën të lirë rrugën për të depërtuar në qytet, duke shënuar kështu nisjen e ciklit të mizorive millosheviçiane. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›