E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Mediu: Importimi i mbetjeve, procesi nën kontroll

26-07-2012 / Gazeta 55

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu duke reaguar ndaj kritikave të opozitës lidhur me situatën mjedisore në vend, u shpreh i hapur ndaj çdo propozimi, përfshi këtu dhe amendime të ligjit nga vetë deputetët, që synojnë realizimin e standardeve mjedisore në Shqipëri. Duke u ndalur tek menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane, ministri tha se ky problem nuk zgjidhet brenda një dite dhe as me miratimin e një ligji, por është një çështje që ka fazat e veta dhe që kërkon angazhimin qytetar dhe të pushtetit lokal.
“Një hallkë e rëndësishme në menaxhimin e integruar të mbetjeve është politika e riciklimit, si elementi bazë në këtë proces. Industria ricikluese sot në Shqipëri është e ndërtuar në bazë të kapaciteteve të mbetjeve të familjeve shqiptare, por, ndarja e mbeturinave sot nuk ekziston në vend, dhe kjo e ka bërë të pamundur që kompanitë ricikluese të absorbojnë gjithë kapacitetin e mbetjeve që mblidhen në vend”, u shpreh ministri Fatmir Mediu.
Sipas tij, këto kompani sot merren vetëm me riciklimin e mbetjeve plastike, i cili është një sektor që ka punësuar dhe ka të ardhura të konsiderueshme në ekonominë shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›