E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembulli i Sllovakisë: Deputetët votojnë heqjen e imunitetit

26-07-2012 / Gazeta 55

Ligjvënësit sllovakë kanë votuar me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit.
Parlamenti prej 150 deputetësh ka votuar me 144 vota pro ndryshimit në Kushtetutë, ndërkohë që 6 deputetë kanë abstenuar nga votimi.
Heqja e imunitetit më herët ka qenë i papranueshëm, por thirrjet publike për eliminimin e tij janë rritur në muajt e fundit, pas zbulimit të një skandali financiar.
Rasti i njohur si “Gorilla” është shfaqur në internet në muajin dhjetor, duke sugjeruar se një grup financiar ka korruptuar politikanë të qeverisë dhe të opozitës më 2005-2006, për të përfituar nga privatizimi.
Rregullat e reja për imunitetin do të hyjnë në fuqi më 1 shtator.
Ndonëse ligjvënësit humbasin imunitetin nga ndjekja penale, për arrestimin e tyre nga policia do të vazhdojë të jetë i nevojshëm miratimi parlamentar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›