E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Respektojeni

PRISHTINE- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, përshëndeti arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufijve (IBM), mes Kosovës dhje Serbisë, ndërsa u shpreh se kjo do të hap rrugën për normalizimin e situatës në pikëkalimet në Bërnjak dhe Jarinjë. Mediat kosovare shkruajnë sot se, ai ka shprehur besimin që marrëveshja e arritur, "në mënyrë paqësore do të riinstalojë lirinë e lëvizjes".

Sipas zëdhënësit të tij Martin Nesirky, Ban u bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë të zhvillojnë dhe të zbatojnë marrëveshjen e bazuar në konkluzat e IBM-së, “të cilat janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkoi gjithashtu që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe “të mbështesin uljen e tensioneve në terren”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›