E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk nis puna në minierën e Bulqizës, ACR nuk ka plotësuar kushtet

BULQIZË- Puna në minierën e Bulqizës nuk ka rinisur edhe pse 700 minatorë janë paraqitur mëngjesin e sotëm para dyerve të ACR. Shkak duket se është mosplotësimi i detyrave të lëna nga METE për rifillimin e saj.

Përfaqësues të kompanisë ACR deklaruan se ende nuk kanë një vendim me shkrim nga METE apo RISHM, për rifillimin e punës.

Drejtori i minierës Mehdat Zogu sqaron se “puna pritet të rinisë të hënën, pas verifikimeve që do të bëhen në minierë”.

Ndërsa METE sqaroi se ACR nuk i ka përmbushur ende detyrimet e lëna, pa dhënë një datë konkrete për nisjen e punës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›