E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, arrestohen më tepër se 560 manifestues kundër fitores së Putin

MOSKË- Më tepër se 560 militantë të opozitës u arrestuan dje në mbrëmje në Moskë gjatë një manifestimi për denoncimin e fitores së partisë së kryeministrit rus Vladimir Putin në zgjedhjet parlamentare, njoftoi sot agjencia zyrtare e shtypit Itar-Tass, që citon policinë.
"Policët arrestuan 569 persona të cilët po përpiqeshin të merrnin pjesë në një manifestim të paautorizuar në sheshin Triumfalnaïa", njoftoi agjencinë një burim policor.
Qindra militantë të opozitës u përpoqën të manifestonin dje në mbrëmje në qendër të Moskës për të denoncuar fitoren e partisë në pushtet Rusia e Bashkuara, por policia ndërhyri menjëherë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›